E përditshmja britanike The Guardian ka shkruar për dukjen e artistëve që u paraqitën mbrëmë në tepihun e kuq me rastin e ndarjes së çmimeve Oscar.
Për paraqitjen e anëtarëve të filmit kosovar “Shok”, ka thënë se kishin një veshje shumë të mirë, ndërsa ka krahasuar me stilin e veshjeve të pop grupit amerikan ‘N SYNC, transmeton Koha.net.
“Është shumë mirë që anëtarët e filmit të nominuar të metrazhit të shkurtë ‘Shok’ janë shfaqur të veshur si ‘N SYNC”, shkruan The Guardian, transmeton koha.net.
Ky grup është themeluar në vitin 1995, ndërsa përbëhej nga Justin Timberlake, JC Chasez, Chris Kirkpatrick, Joey Fatone dhe Lance Bass.
Emri e këtij grupi e kishte lënë nëna e Justin Timberlake, e cila kishte thënë se sa të sinkronizuar ishin këta këngëtarë. Ndërsa emri përputhet edhe me shkronjat e fundit të emrit të secilit prej tyre: JustiN, ChriS, JoeY, JasoN, dhe JC.