Telegrafi

Veshi shumë rrobe që t’i shmanget pagesës së bagazhit, por i ra të fikët në aeroplan

James McElvar veshi gjashtë bluza, dy xhemperë, tri palë xhinse, dy palë tuta sportive, dy xhaketa dhe dy kapele që të udhëtonte me aeroplan nga Londra në Glasgow.

Kur aeroplani ishte në 11 mijë metra lartësi, atij i ka rënë të fikët, transmeton Telegrafi.

Këngëtari i grupit Rewind ka menduar se po pëson sulm në zemër, por më vonë është mësuar se e tëra ka qenë shkaku i mbingarkesës me veshje. /Telegrafi/