Telegrafi

Veshi kostumin e njësitit që merret me heqjen e minave, pendohet menjëherë (Video)

Burri i njohur vetëm si Weinus nga Shtetet e Bashkuara, ia ka huazuar të fejuarës kostumin e rëndë, që e përdorë në ekspeditat për heqjen e minave.

E shtrirë në dysheme, ajo është përpjekur më kot të ngrihet në këmbë, sepse nuk mund të përballonte peshën prej afro 40 kilogramëve, sa e ka kjo uniformë, transmeton Telegrafi.

Megjithëse në fillim qeshë dhe mahitet, më vonë e ka problem të qëndrojë e ngecur në hapësirën e ngushtë dhe kërkon ndihmë.

“Vura të fejuarën në kostumin tonë të punës. Janë përfshirë edhe lotët dhe unë nuk jam tërësisht i falur”, ka shkruar Weinus lidhur me rastin.

Uniforma e punuar nga materia e njohur si Kevlar, si dhe përzierja e plastikës dhe shkumës speciale, ka peshë të rëndë, meqë është krijuar të mbrojë nga eksplodimet dhe shrapnelat që përhapen. /Telegrafi/