Site icon Telegrafi

Veshën pantallona të shqyera në ditë me diell, pësuan djegie të këmbëve (Foto)

Veshja e pantallonave të shqyera në një dietë me diell, nuk menduan se do përbënte ndonjë dëmtim për shëndetin. Por, doli se ishte gabim.

Shfrytëzueset e rrjeteve sociale, kanë postuar fotografi ku tregojnë djegiet që pësuan, pasi ekspozuan vetëm disa pjesë të këmbëve në rrezet e diellit, transmeton Telegrafi.

Madje, kjo u ka shkaktuar dhimbje të konsiderueshme dhe është dashur t’i trajtojnë me vajra, shkaku i irritimeve.

“Mësova mësimin, xhinse të shqyera në një ditë me diell, kurrë më” ka qenë një prej përshkrimeve të imazheve që mund t’i shihni më poshtë. /Telegrafi/

Exit mobile version