Site icon Telegrafi

Vesh fustanin mbrapsht në tapetin e kuq, aktorja e njohur Angelique Boyer gati i zbulon të gjitha

Angelique Boyer dhe bashkëshorti i saj, Sebastian Rulli (Foto: Christopher Polk/Getty Images/Guliver)

Aktorja e njohur meksikane, Angelique Boyer u skuq nga ajo çfarë i bëri vaki në paraqitjen e fundit.

Teksa prezantohej në një event prestigjioz në Meksikë, ajo harroi se kishte veshur mbrapsht fustanin që ishte dizajnuar enkas për të.

Duke e veshur në anën e gabuar, Angelique bëri që të zbuloi më shumë se ç’duhet te pjesa e gjoksit, e në fakt fustani i hapur te ajo pjesë ishte dizajnuar për pjesën e shpinës.

Pasi kishte parë gabimin, ajo ka shkuar për ta ndërruar dhe më pas e ka veshur fustanin në anën e duhur.

Angelique Boyer është më shumë e njohur për publikun shqiptar si “Teresa”, falë serialit me të njëjtin emër i cili është transmetuar në ekranet shqiptare. /Telegrafi/

Exit mobile version