Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vendosur që ditën e mërkure, në nder të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të mbajë mbledhje të Kryesisë Qendrore të PDK-së në kryeqytetin historik të Kosovës.
Lideri i PDK-së po ashtu ka ftuar konferencë për media duke mbajtur adresim nga Prizreni.
Sipas agjendës zyrtare për media, Veseli do të vizitojë edhe ndërtesën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit si dhe do të vizitoj ndërtesën e muzeut të burgut të luftës së vitit 1945. /Telegrafi/