Site icon Telegrafi

Veseli: Zgjedhjet do të mbahen më 2018

Përkundër kërkesës së vazhdueshme të partive opozitare që në zgjedhje të shkohet shumë më herët se që është paraparë, një mundësi të tillë e kanë mohuar të ndodh krerët e shtetit, kryeministri Isa Mustafa, dhe presidenti Hashim Thaçi.

Zgjedhje të parakohshme në Kosovë tani thotë se nuk do të ketë edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka konfirmuar se ato do të mbahen në afatin e paraparë, pra në vitin 2018.

“Zgjedhjet do të jenë në vitin 2018”, ka thënë Veseli, me rastin e aderrimit në PDK të ish-anëtarëve të Vetëvendosjes, grupit Fraksion +, raporton Koha.net.

Exit mobile version