Site icon Telegrafi

Veseli: Zgjedhjet e parakohshme, me marrëveshje politike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se Kushtetuta e Kosovës, e parasheh që në vitin 2018 të ketë zgjedhje parlamentare, por që sipas tij, nëse ka marrëveshje politike, kjo mund të ndodhte edhe nesër.

Ai në emisionin “Ekonomia me Erëzen”, ka theksuar se “nuk duhet t’i traumatizojmë qytetarët me çështjen e zgjedhjeve, për interesa dhe egot tona”.

“Zgjedhjet do të mbahen nëse e shohim se nuk ka vendimmarrje për të mirën e qytetarëve”, ka shtuar Veseli. /Telegrafi/

Exit mobile version