Telegrafi

Veseli zbulon kandidatin e PDK-së për Prishtinën

Partia Demokratike e Kosovës e ka zbuluar kandidatin e saj për kryetar të Komunës së Prishtinës.

E ai do të jetë, kreu i kësaj partie për Prishtinën, Lirak Çelaj.

Ishte kandidati për deputet i kësaj partie, Shemsi Veseli ai i cili në tubimin e sotëm të PDK-së në Prishtinë, e bëri publik një lajm të tillë, raporton Blic.

“PDK si kurrë më parë është e mobiliziuar në Prishtinë, dhe së bashku me kandidatin tonë për kryetar të Prishtinës, z. Lirak Çelaj do të fitojmë”, tha ai.