Telegrafi

Veseli voton: Qytetarët të vendosin për të ardhmen e tyre

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas votimit tha se sot duhet të gjithë të ndihen krenar ku kemi arritur si demokraci, me një proces të qetë zgjedhor.

Ai ftoi të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të fitojë ai që është më i miri.

“Ta përfundojmë qetë dhe të shkojë në fund vullneti i qytetarëve”, tha Veseli, duke ftuar qytetarët të dalin në votime dhe të vendosin për të ardhmen e tyre. /Telegrafi/