Site icon Telegrafi

Veseli: Votimi i Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve tregon se e ardhmja e fëmijëve të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka falënderuar deputetët që kanë votuar Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve.

Veseli në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se duke e votuar të gjithë deputetët pa dallim, treguan se e ardhmja e sigurt e fëmijëve të Kosovës është më e rëndësishme se gjithçka tjetër.

“Falënderoj deputetët që votuan sot Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, i cili dënon çdo formë të dhunës ndaj fëmijëve. Duke e votuar të gjithë deputetët pa dallim, treguam se e ardhmja e sigurt e fëmijëve të Kosovës është më e rëndësishme se gjithçka tjetër”, ka shkruar Veseli./Telegrafi/

Exit mobile version