Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot në ora 11:30 do të vizitojë lokacionin ku pritet të ndërtohet Muzeu i Gjenocidit.
Veseli propozoi që ky muze të ndërtohet në vendin që njihet si ish-tjegullorja në kryeqytet.
Kjo hapësirë prej 9 hektarësh aktualisht menaxhohet nga AKP.
Gjithashtu, Veseli paralajmëroi inicimin e hapave drejt formimit të Tribunalit Ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë. /Telegrafi/