Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Violeta, e ka vizituar sot ekspozitën “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”, e cila kujton 1,024 fëmijë të vrarë në mënyrë mizore gjatë luftës.
Ai ka thënë se mijëra viktima të vrarë e të masakruar nga forcat serbe meritojnë drejtësi, e cila, siç ka thënë ai, duhet patjetër të ndodhë.
“Sot vizitova ekspozitën e dhimbshme ‘Na ishte një herë që kurrë mos qoftë’, e cila kujton 1024 fëmijë të vrarë në mënyrë mizore gjatë luftës. Do të ketë drejtësi për ta dhe për të gjitha viktimat e gjenocidit serb në Kosovë”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook. /Telegrafi/
