Telegrafi

Veseli viziton dy fermere në Suharekë, premton rritje të mbështetjes në bujqësi

Kadri Veseli ka premtuar se me platformën e fillimit të ri, fermerët, e në veçanti gratë fermere do të kenë përkrahje më të madhe. Këtë premtim, kreu i PDK-së e ka dhënë në Suharekë ku ka takuar dy fermere, Drita Kabashin që mban 43 lopë dhe Ganimete Vatajn që ka 26 lopë.

“Fuqizimi i bujqësisë do të sjellë më shumë produkte kosovare në tryezat kosovare. Në fundjavë vizitova edhe Suharekën, ku takova gra fermere të suksesshme. Gratë fermere janë pjesë e pandashme e fillimit të ri në bujqësi dhe zhvillim ekonomik. #FillimiRi”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.
/Telegrafi/