Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga Myftiu Naim Tërnava.
Ai gjatë vizitës uroi të gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajramit, veçanërisht familjet e dëshmorëve në Kosovë.
“Urime të gjithvëve ju qoftë Bajrami, të gijthë qytetarëve të Kosovës. Më së shumti ata që ndajnë dhimbjen këtë vitë, nga Bajrami në Bajram, le të jenë më të forte. Edhe familjet e atyre që kanë dhënë më shumë për kombin tonë, dëshmorët. Ne si komb të mendojmë pë të ardhmen, të duhemi më shumë dhe mos ta urrejmë njëri – tjetrin por ta ndihmojmë”, ka thënë Veseli.
Ai po ashtu falenderoi Bashkësinë Islame, e cila ka një komunikim solidar në vend.
“Faleminderit Myfti, për çdo predikim që Bashkësia Islame e përmes jush çdo Imam që bën për komunikimin i cili është solidar, respekt çdo feje, race, identiteti por në të njëjtën kohë e dallon dhe identitetin tonë kombëtar pa e thy asnjë identitet tjetër”, uroi kryetari Veseli, Myftiun Tërnava. /Telegrafi/