Site icon Telegrafi

Veseli: Vizita e Biden historike, porosit e tij për Kosovën ishin të qarta

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka vlerësuar historike vizitën e zëvendëspresidentit Amerikan Joe Biden në Kosovë, ndërsa u zotua se mesazhet e qarta dhe miqësore nga Shtetet e Bashkuara, shteti i Kosovës do ti marr dhe zbatojë në plotësi pasi janë në të mirë të vendit.

Gjatë një interviste në Klan Kosova, kryeparlamentari Veseli foli edhe për detajet se pse ishte personalisht ai që e priti dhe e përcolli zëvendëspresidentin Biden.

“Vizita e zëvendëspresidentit Biden është historike. Ai dha porosi të qarta për Kosovës. Duhet të jemi krenarë që shteti jonë, kaq i vogël ka një vëmendje kaq të madhe nga Shtetet e Bashkuara. Kisha nderin që të kem mundësinë ta përcjell zëvendëspresidentin Biden dhe të marrim vlerësimet dhe mesazhet miqësore. Ne do të jemi në partneritet të përhershëm me SHBA-të dhe unë e ndjej veten krenarë që vendi ime ka këtë miqësi”, tha Veseli.

I pyetur për privilegjin që i është dhënë atij për ta përcjellur zëvendëspresidentin Biden, Veseli tha se lidhjet dhe miqësia me zyrtarët Amerikanë është e ndërtuar në shumë vite, dhe sipas tij është modestia ajo që nuk e lejon të flasë shumë për miqësinë e krijuar, por u zotua se do të punojë për ta forcuar edhe më shumë, në të mirë të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës./Telegrafi/

Exit mobile version