Site icon Telegrafi

Veseli me videomesazh, kërkon mbështetjen për kryetar të PDK-së (Video)

Pretendenti për të marrë në udhëheqje Partinë Demokratike të Kosovës, ka postuar një video-deklaratë drejtuar anëtarëve dhe simpatizantëve të këtij subjekti. Përmes kësaj videoje, Kadri Veseli bën që t’i jepet mbështetja për kandidaturën e tij.

Për të, PDK duhet të forcojë identitetin politik dhe të konkurrojë me një orientim të qartë ideologjik, duke u përqendruar tek një agjendë që synon zhvillimin ekonomik të vendit.

Sipas tij, kjo parti sot duhet të përqendrohet në politika zhvillimore që mbështeten tek ekonomia e tregut, por pa lënë anash përgjegjësitë sociale që ka shteti.

“Në ekonomi, PDK-ja duhet të udhëhiqet nga parimi: sa më shumë ekonomi tregu që të jetë e mundur dhe aq shtet sa të jetë e nevojshme”, ka thënë Veseli.

Exit mobile version