Site icon Telegrafi

Veseli: Vendimi për t’i dhënë lejen Vuçiqit, kompromis që shteti duhej ta bënte

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përsëriti edhe të martën se deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë vizitës së tij në Kosovë kanë qenë provokuese.

Por Veseli la të kuptohet se veprimi i institucioneve për të mos penguar presidentin serb të hyjë në Kosovë ishte një kompromis që shteti duhej ta bënte për hir të rrugës evropiane të cilës i është drejtuar.

Ai tha se Kosova do të sillet mirë dhe në fqinjësi të mirë.

Veseli theksoi gjithashtu se sovraniteti i Kosovës është i pacenueshëm.

“Ujmani do të jetë Kosovë, sovraniteti i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm. Ne nuk kemi pretendime territoriale ndaj askujt. Ne do të sillemi mirë, në partneritet, në fqinjësi të mirë. Në të njëjtën kohë do të vazhdojmë më partnerët tanë SHBA, Britania e Madhe dhe veçanërisht Bashkimin Europian sepse ajo është shtëpia jonë”, tha Veseli sot pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit me ambasadorin e Britanisë Ruari O’Conell.

Kryetari i Kuvendit nuk ka harruar të lavdërojë organet e rendit dhe institucionet e Kosovës për korrektësi në trajtimin çështjes “Vuçiç“. /Telegrafi/

Exit mobile version