Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se me pikëllim të thellë e ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të Hajrullah Goranit.
Veseli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se profesor Gorani dhe autori i nderuar i shumë librave, u shndërrua në frymëzim për gjenerata të tëra në përpjekjet shekullore për liri e pavarësi.
“Ai ishte përkrahës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe çdo përpjekje tjetër në shërbim të Kosovës. Vdekja e tij është humbje e madhe për të gjithë ne. Vepra e profesor Goranit do të mbetet dëshmi e patjetërsueshme për brezat e ardhshëm. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë shqiptarëve”, ka shkruar Veseli.
Postimi i plotë i Veselit:
“Me pikëllim të thellë mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Hajrullah Goranit, profesorit të nderuar dhe njeriut i cili në kohë të vështira u angazhua për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë.
Profesor Gorani dhe autori i nderuar i shumë librave, u shndërrua në frymëzim për gjenerata të tëra në përpjekjet tona shekullore për liri e pavarësi.
Ai ishte përkrahës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe çdo përpjekje tjetër në shërbim të Kosovës. Vdekja e tij është humbje e madhe për të gjithë ne. Vepra e profesor Goranit do të mbetet dëshmi e patjetërsueshme për brezat e ardhshëm. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë shqiptarëve!”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/