Site icon Telegrafi

Veseli vazhdon vizitën në SHBA, do të takohet me senatorë dhe kongresmenë amerikanë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në kuadër të vizitës së tij në Amerikë gjatë dy ditëve në vijim do të ketë takime tejet të rëndësishme.

Ai do të takohet me senatorë dhe kongresmenë amerikanë, demokratë dhe republikanë, do të ketë takim edhe në Shtëpinë e Bardhë dhe në Pentagon si dhe në Departamentin e Shtetit.

Lexo po ashtu Veseli nderon ushtarët amerikanë të vrarë nëpër botë

Kryeparlamentari Veseli po qëndron prej disa ditësh në ShBA në vizitë zyrtare, në prag të vendimit të Republikës së Kosovës për formimin e Ushtrisë.

Gjatë kësaj vizite, përveç takimeve të shumta me zyrtarë të lartë amerikanë, kreu i Kuvendit, njëherësh lider i PDK-së u prit edhe në baza ushtarake ku ka parë nga afër pajisjet më moderne ushtarake, një pjesë prej të cilave tashmë kanë arritur në Prishtinë, ndërsa pjesa tjetër do të vijnë në periudha të ndryshme në koordinim me partnerët e përhershëm të Kosovës -SHBA.

 

Exit mobile version