Site icon Telegrafi

Veseli: Ushtria do të bëhet, miqësia me SHBA-të nuk lëkundet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë në Konventën e Tetë Zgjedhore të PDK-së, se ushtria e Kosovës do të bëhet dhe askush mos t’i fërkojë duart që shteti i Kosovës nuk do të shkojë deri në fund, por gjithashtu askush mos të mendojë që do të prishet miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryetari i PDK-së, në Konventën e Tetë të PDK-s tha se Kosova është dhe do të mbetet shtet i shpresës për të gjithë.

Veseli shtoi se shteti i Kosovës do të jetojë gjithmonë në hartën gjeopolitike, derisa theksoi se nuk do ta ndalë asgjë rrugën e Kosovës drejt integrimit në strukturat euro-atlantike.

Ai tha se do ta bëjnë ushtrinë e Kosovës dhe askush të mos i fërkojë duart se shteti i Kosovës nuk do të shkojë deri në fund dhe miqësia me SHBA-n do të lëkundet.

Veseli para 792 delegatëve, ka theksuar se në ditët e ardhshme ky subjekt do të marrë përgjegjësinë që politikën ta kthejë te qytetari e jo qytetarin kah politika.

“Nuk duhet të presim që punët tona t’i kryejnë të tjerët. Në vitet e fundit është harxhuar kohë dhe energji duke u merr me tensionet e brendshme, duke lënë anash nevojat kryesore të qytetarëve. Kam filluar takimi me qytetar dhe ajo që kam parë është se deklaratat politike nuk reflektojnë në problemet e përditshme që kanë qytetarët tonë”, tha ai./KP/

Exit mobile version