Site icon Telegrafi

Veseli uron SHBA-të: Kosova është e bekuar që në krah të saj ka kombin e madh amerikan

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka uruar ka uruar SHBA-të me rastin 243 vjetorit të pavarësisë.

Veseli në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se SHBA-të kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë garantues të vlerave demokratike dhe paqes globale.

Postimi i plotë:
4 korriku është një datë e madhe, jo vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe për popullin tonë dhe të gjithë popujt e botës që besojnë në të drejtat dhe lirinë njerëzore. SHBA-të kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë garantues të vlerave demokratike dhe paqes globale.
Kosova është e bekuar që në krah të saj ka kombin e madh amerikan. Festa e sotme është e dyfishtë, sepse përurojmë edhe objektin e ri të Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë. Urime të gjithëve, popullit amerikan dhe përfaqësuesve të tij në vendin tonë./Telegrafi/

Exit mobile version