Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka kaluar ditën e parë të këtij vikendi duke ecur këmbë rrugën e re që lidhë Komunën e Prizrenit me Opojën.
“Qytetarët e Prizrenit dhe të Opojës nga sot e kanë një rrugë moderne nëpërmjet të cilës do ta kenë më të lehtë komunikimin. Në këtë zonë, gjatë luftës janë zhvilluar beteja të mëdha nga ushtarët e UÇK-së. Nuk ka asnjë faktor që do ta ndalë ecjen përpara dhe lidhjen e qytetarëve tanë mes vete”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.