Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka kujtuar 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se kjo është dita e rikujtimit të vlerave të mëdha amerikane, mbi të cilat u ndërtuan vizione dhe shpresa për tërë botën demokratike.
“Ideja e përpjekjeve njerëzore për liri, demokraci dhe shtet të së drejtës lidhet ngushtë me datën e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo është një ditë e rikujtimit të vlerave të mëdha amerikane, mbi të cilat u ndërtuan vizione dhe shpresa për tërë botën demokratike”, ka shkruar Veseli.
Më tej ka thënë se Kosova do të jetë përjetësisht mirënjohës ndaj SHBA-së.
“Kosova ka rrugën e përbashkët të partneritetit dhe miqësisë së përhershme me SHBA-të dhe ne u jemi përjetësisht mirënjohës për gjithë atë që bënë dhe po bëjnë për ne. Urimet më të përzemërta për popullin dhe shtetin amerikan”, ka thënë Veseli, njofton Telegrafi.