Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, është shprehur i lumtur për vendimin e Qeverisë që Stadiumi Kombëtar të ndërtohet në Drenas.
Si një prej ideatorëve të këtij lokacioni, por edhe ndërtimit të stadiumit, me mbështetje nga Hungaria, kryetari i Kuvendit në një postim në Facebook ka thënë se ndërtimi i stadiumit është lajm i mirë për sportistët.
Ai ka përdorur një metaforë për lokacionin, duke thënë se stadiumi njërën portë do ta ketë në Prishtinë e tjetrën në Drenas.
“Caktimi i lokacionit për Stadiumin Kombëtar të Kosovës është lajm i mirë, veçanërisht për sportistët tanë. Pres që ndërtimi i tij të nisë sa më parë dhe personalisht do ta trajtoj me prioritet të lartë jetësimin e këtij projekti”.
“Stadiumi, njërën portë do ta ketë në Prishtinë, e tjetrën në Drenas. E rëndësishme është që Përfaqësuesja e Kosovës të shënojë sa më shumë gola dhe fitore”, ka shkruar Kadri Veseli.