Site icon Telegrafi

Veseli uron gazetarët në Ditën e Lirisë së Shtypit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar gazetarët me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit.

Veseli përmes një postimi në Facebook ka thënë se mediat e lira, të paanshme dhe profesionale luajnë një rol vendimtar e të pazëvendësueshëm në konsolidimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit në vend.

Postimi i plotë:

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, dëshiroj të shpresh urimet e sinqerta për të gjitha gazetarët, analistët, botuesit dhe punonjësit e ndryshëm të mediave që veprojnë në Kosovë. Mediat e lira, të paanshme dhe profesionale luajnë një rol vendimtar e të pazëvendësueshëm në konsolidimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit në vend. Prandaj unë i uroj punë të mbarë dhe i siguroj se do të mbetem një mik i vërtetë i tyre.

Exit mobile version