Telegrafi

Veseli uron Fitër Bajramin bashkë me familjen e tij

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka postuar sonte një fotografi në faqen e tij në Facebook bashkë me prindërit, bashkëshorten e tij, Violeta dhe katër fëmijët e tij.

“Uroj që edhe ju jeni duke e kaluar festën e Bajramit të Madh në ngrohtësinë e familjes suaj. Urimet më të përzemërta nga familja Veseli!”, ka shkruar Veseli.

Për këtë festë, për shkak të pandemisë, COVID-19, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shprehë mirënjohje dhe respekt për përkushtimin që besimtarët kanë treguar gjatë gjithë muajit të Ramazanit në zbatimin e rekomandimeve.

“Ne besojmë se një mënyrë e këtillë e manifestimit të besimit do të tregohet edhe gjatë festës së Bajramit të Madh. Prandaj, duke pasur parasysh se rreziku nga COVID-19 nuk ka kaluar ende, IKSHPK bënë thirrje që në këto ditë feste të shmangen vizitat tradicionale tek familjarët dhe tek njëri-tjetri, dhe të vazhdohet me zbatimin e rekomandimeve të IKSHPK dhe të MSH, ashtu siç jeni udhëzuar gjithashtu edhe nga Bashkësia Islame e Kosovës”, thuhet në njoftim.