Site icon Telegrafi

Veseli uron fillimin e muajit të Ramazanit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka uruar fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Veseli ka uruar nëpërmjet faqes së tij në Facebook gjithë besimtarët muslimanë që të kenë agjërim të lehtë duke shpresuar që Zoti ua pranon sakrificën dhe adhurimet!

“Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, uroj të gjithë besimtarët që të kenë agjërim të lehtë duke shpresuar që Zoti ua pranon sakrificën dhe adhurimet! Le të shërbejë ky Muaj i shenjtë për të gjithë ne që të lëmë mënjanë ndasitë, hatërmbetjet dhe gjuhën e urrejtjes, ndërkaq të forcojmë zërin e ndërgjegjes sonë duke iu gjendur më afër njëri-tjetrit me respekt e dashuri. Meqenëse Ramazani është muaj solidariteti e fisnikërie, iu bëj thirrje të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë që t’i ndihmojnë aq sa munden të gjithë nevojtarët duke iu kushtuar vëmendje të veçantë familjeve të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, si dhe kategorive të tjera të prekura nga lufta”. Ka shkruar Veseli.

Exit mobile version