Kosova ka shënuar fitoren e parë dhe historike në ndeshje kualifikuese zyrtare prej se u pranua në FIBA.
Djelmoshat e Kosovës kanë mposhtur favoritin e ndeshjes dhe të Grupit C, Maqedoninë, sonte në Prishtinë me rezultat, 72-68.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka uruar përmes një statusi në Facebook basketbollistët e Kosovës për fitoren ndaj Maqedonisë.
“Përgëzime për basketbollistët e Kosovës, të cilët sonte shënuan fitoren e parë në rrugën drejt Botërorit “Kina 2019”. Le të jetë ky një fillim i sukseseve të reja për Kosovën”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook. /Telegrafi/