Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i shpreh ngushëllime familjes Dehari për humbjen tragjike të birit të saj, Astrit Dehari.
Në mënyrë që dhimbja e rëndë familjare dhe shqetësimi i publikut të mos manipulohen, kryeparlametari Veseli, kërkon nga institucionet përkatëse të ligjit që në mënyrë urgjente të sqarojnë në tërësi dhe në detaje këtë rast. /Telegrafi/