Telegrafi

Veseli u takua me shefin e FMN-së për Kosovë Miniane

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Jacque Miniane.

Siç njofton zyra për media e Kuvendit, kryetari Veseli theksoi domosdonë e përmirësimit të gjendjes aktuale ekonomike dhe përkushtimin e Kuvendit për aprovimin e ligjeve që prekin drejtpërdrejtë zhvillimin ekonomik, projektet që varen nga ligjet në procedurë, si dhe gatishmërinë e Kuvendit për t’i proceduar sa më parë.

Në anën tjetër Miniane shprehu besimin se Kuvendi do të realizojë prioritetet e veta dhe do ta përmbushë agjendën legjislative, duke theksuar se zhvillimi ekonomik i vendit kërkon angazhim të shtuar dhe duhet të jetë prioritet i parë i institucioneve.

Në takim janë diskutuar edhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe FMN-së për të përmirësuar rrethanat ekonomike në Kosovë. /Telegrafi/