Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u ka premtuar nga 100 mijë euro lojtarëve të përfaqësueses së Kosovës në rast se kualifikohen në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”.
Këtë premtim Veseli e ka bërë sot në Stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas gjatë vizitës që i bëri lojtarëve të përfaqësueses që në këtë stadium bënë stërvitjen e parë para ndeshjes me Kroacinë.
Veseli është i bindur se lojtarët e përfaqësueses do të kenë paraqitje të mirë në duel me ekipin kroat e cila lihet më 6 tetor në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.