Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, Kosova do të jetë një vend i zhvilluar dhe i lumtur vetëm atëhere kur ka barazi gjinore.
Veseli në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se në qeverisjen e tij do ta ketë prioritet garantimin e shanseve të barabarta dhe se sipas tij për të arritur këtë qëllim do të fuqizojnë ekonomikisht gratë duke ofruar lehtësira tatimore për bizneset private që punësojnë gra si dhe duke siguruar qasje në fonde për ato biznese që themelohen e udhëhiqen nga gratë.
“Kosova do të jetë një vend përnjëmend i zhvilluar dhe i lumtur vetëm atëhere kur të kemi barazi gjinore dhe prandaj unë e kam prioritet garantimin e shanseve të barabarta. Për të arritur këtë qëllim do të fuqizojmë ekonomikisht gratë duke ofruar lehtësira tatimore për bizneset private që punësojnë gra si dhe duke siguruar qasje në fonde për ato biznese që themelohen e udhëhiqen nga gratë.
Po ashtu do angazhohemi për t’i dhënë fund njëherë e mirë diskriminimit të grave në ndarjen e pasurisë familjare. Ne do u japim grave rolin dhe vendin që meritojnë në shoqëri dhe së bashku me to do të luftojmë korrupsionin e do ndërtojmë të ardhmen e Kosovës.
Shpërndajeni këtë video nëse jeni dakord me politikat tona për të përmirësuar gjendjen ekonomike e sociale të grave!”, ka shkruar Veseli./Telegrafi/