Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka falënderuar deputetët të cilët votuan komisionin që do të merret me nismën për Tribunalin për gjenocidin serb.
Në një status në në llogarinë e tij në Facebook, Veseli ka shkruar se ky Tribunal është i domosdoshëm, i pashmangshëm dhe ai do të ndodhë.
“Jam shumë i lumtur që Kuvendi i Republikës së Kosovës sot i dha drejtimin e duhur iniciativës për ngritjen e Tribunalit ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë, duke votuar një komision konsensual që do të merret me këtë nismë dhe me rekomandimet tjera për Muzeun e Gjenocidit, Muzeun e Dëbimit dhe shpalljen e Ditës së Gjenocidit. Falënderoj të gjithë deputetët. Ky Tribunal është i domosdoshëm, i pashmangshëm dhe ai do të ndodhë”, ka shkruar në Facebook, Kadri Veseli./Telegrafi/