Site icon Telegrafi

Veseli tregon se kur bëhen institucionet

Partia e Behgjet Pacollit (AKR) i është bashkuar koalicionit PDK-AAK-Nisma. Ata para pak çastesh e kanë zyrtarizuar marrëveshjen e tyre për të ecur tutje drejt formimit të institucioneve.

Me këtë rast kreu i PDK-së Kadri Veseli i ka siguruar qytetarët se do të punohet për të mirën e vendit, derisa ka treguar se është vetëm çështje ditësh se kur formohet Qeveria me mandatar Ramush Haradinajn.

“Është një marrëveshje për qytetarët e Kosovës për orientimin tonë perëndimor dhe përspektivën e punësimit për të rinjtë tanë dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve tonë.

Ky koalicion është në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe do të punojmë bashkërisht. Është çështje ditësh se kur do të formohen institucionet. Do të kemi një vendim që do të jetë i shpejtë dhe s’do të ketë vonesa”, është shprehur Veseli.

Exit mobile version