Telegrafi

Veseli: Trashëgimia e Mulla Asllanit do të jetë frymëzim për shumë gjenerata

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se me dhimbje ka pranuar lajmin për vdekjen e mulla Asllanit.

Veseli shtoi se Mulla Asllani, ishte një prej hoxhallarëve më me ndikim në Kosovë.

“Me dhimbje mora lajmin për vdekjen e Mulla Asllanit, një prej hoxhallarëve më me ndikim në Kosovë. Kontributi atdhetar dhe puna e Mulla Asllanit me besimtarë janë respektuar gjithmonë në rajonin e Mitrovicës.

Trashëgimia e tij do të jetë frymëzim për shumë gjenerata. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/