Telegrafi

Veseli: Toleranca fetare, vlera më e madhe që shquan vendin tonë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se toleranca fetare dhe bashkëpunimi i shkëlqyer i të gjitha besimeve, është një ndër vlerat e mëdha që shquan shoqërinë dhe vendin tonë.

Ai këto komente i bëri përmes një postimi në Facebook me rastin e shënimit të  200 vjetorit të Lëvizjes Protestante mes shqiptarëve.

Postimi i plotë:

“Toleranca fetare dhe bashkëpunimi i shkëlqyer i të gjitha besimeve, është një ndër vlerat e mëdha që shquan shoqërinë dhe vendin tonë. Kjo u dëshmua edhe sonte, në shënimin e 200 vjetorit të Lëvizjes Protestante mes shqiptarëve, një ngjarje kjo e konsideruar historike, edhe për kulturën shqiptare. Nga gjiri i këtij komuniteti kanë dalë figura të shquara të popullit tonë, si Kostandin Kristoforidhi, Naum Veqilharxhi, Koto Hoxhi apo motrat Qiriazi, të cilët kanë luajtur një rol kyç gjatë Rilindjes Kombëtare”(sic.)./Telegrafi/