Site icon Telegrafi

Veseli thotë se opozita manipuloi me dy nënshkrime, vazhdon seanca e rregullt plenare

Ende pa filluar seanca e jashtëzakonshme, e cila planifikohej të mbahej në orën 16:00, në nënshkrimet për një seancë të tillë, u vërejtën manipulime të tilla, duke thirrur mbledhjen e dytë të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se kishte kërkuar sqarim nga deputetë të opozitës, por që të njëjtit nuk kishin reaguar.

“Kam kërkuar nga kolegët e opozitës, të cilët e kishin iniciuar seancën e jashtëzakonshme të përgjigjen në shqetësimet që i patën kolegët e pozitës, nuk patë reagim, ndërkohë kur morëm vendimmarrjen në bazë të procedurave që të shkojë në seancë të jashtëzakonshme, ne kemi marrë pastaj dy shkresa. Një shkresë ka qenë tepër flagrante, sepse dy deputet kanë treguar që nuk kanë tërhequr nënshkrimin, por kanë treguar se fare nuk kanë qenë të njoftuar me temën e kësaj seance të jashtëzakonshme”, ka thënë Veseli, raporto KP.

Ai tha se një gjë e tillë e dëmton edhe demokracinë në Kosovë. Duke kërkuar nga opozita që të ri-inicojnë  një gjë të tillë prapë.

Vesei ka njoftuar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, se seanca plenare e paraparë në orën 17:00 do të vazhdojë. /Telegrafi/

Exit mobile version