Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, njëherësh edhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, ka thënë se ai e di arsyen se pse kosovarët janë të zhgënjyer nga politika.
“Unë e di arsyen pse shumë qytetarë janë zhgënjyer nga politika. E di edhe përgjigjen. Na duhet përfundimisht një kod i ri në politikë”, ka shkruar Veseli në rrjetin social Facebook, të cilin e ka shoqëruar me një video. /Telegrafi/