Telegrafi

Veseli thotë se ‘DokuFest’ ka ngritur lart reputacionin e Kosovës

​Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar Prizrenin, ku edhe po mbahet festivali i filmit “DokuFest”, për të cilin ka thënë se ka ngritur lart reputacionin e Kosovës në hartën ndërkombëtare të jetës kulturore.

Veseli, përmes një postimi në Facebook,  i ka përgëzuar organizatorët dhe vullnetarët e DokuFest-it që kanë arritur ta përfshijnë këtë festival në listën 10 më të mirëve të Evropës duke ngritur lart reputacionin e Kosovës në hartën ndërkombëtare të jetës kulturore.

Postimi i Veselit:

“Festivali i filmit “DokuFest”, që ndez çdo vit atmosferën në qytetin e bukur të Prizrenit, është ngjarja më e rëndësishme artistike në Kosovë që na bën të gjithëve krenarë. Përgëzoj e falenderoj organizatorët dhe vullnetarët e DokuFest-it që kanë arritur ta përfshijnë këtë festival në listën 10 më të mirëve të Evropës duke ngritur lart reputacionin e Kosovës në hartën ndërkombëtare të jetës kulturore. Po ashtu, ky festival, është një shembull i mirë i potencialit zhvillimor që ka Kosova në rrafshin e turizmit kulturor. Prandaj, të tilla iniciativa do të gëzojnë në të ardhmen një mbështetje edhe më të madhe nga qeveria e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook./Telegtrafi/