Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka uruar popullin francez në shënimin e Ditës Kombëtare të Francës, duke vlerësuar se “themelet e saj edhe sot përbëjnë vlera bashkëkohore për të cilat popujt kanë nevojë”.
“Njëra nga demokracitë më të afirmuara dhe më të konsoliduara në botë feston datëlindjen.
Themelet e saj edhe sot përbëjnë vlera bashkëkohore për të cilat popujt kanë nevojë. Urojmë popullin francez në këtë ditë të shënuar historike”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Për nder të Ditës së Bastijës, në pritjen e Ambasadës së Francës në Kosovë të pranishëm ishin edhe Presidenti Hashim Thaçi, dhe Kryeministri Ramush Haradinaj. /Telegrafi