Kryeparlamentari Kadri Veseli, pritet ta takojë kongresisten, Nancy Pelosi që pritet të zgjidhet kryetare e Kongresit amerikan.
Në fakt Pelosi konsiderohet aktualisht si një prej politikaneve më të fuqishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pozita që ajo do ta merr, konsiderohet si fuqia e tretë e pushtetit në SHBA, pas presidentit dhe zëvendëspresidentit.
Gjatë qëndrimit në Uashington, Veseli po takon edhe kongresistë e senatorë me ndikim në politikën amerikane. Ai do të qëndrojë edhe në Shtëpinë e Bardhë dhe Pentagon, ku do të ketë takime të rëndësishme, sikurse edhe në Departamentin e Shtetit. /Telegrafi/