Telegrafi

Veseli: Të pamëshirshëm ndaj çdo veprimi që cenon moralin tonë kombëtar dhe keqpërdor institucionet 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se do të jenë të pamëshirshëm  ndaj çdo veprimi që cenon moralin kombëtar, institucionet tona dhe keqpërdor ato.

Veseli duke iu referuar rastit të abuzimit të së miturës në Drenas tha se raste të tilla nuk janë shumë në traditën tonë.

Sipas ti, ky është një rast i rëndë dhe i pamoralshëm.

“Ne si shoqëri dhe institucione kemi fuqi për tu përballuar dhe ballafaquar me njerëz të tillë që dëmtojnë etikën nacionale, imazhin e shtetit e institucioneve.. Sot do të kemi debat për këtë…”, tha Veseli.

Ai tha se duhet të mbrohen institucionet për shkak të njerëzve të krimbur.

“Do të jemi të pamëshirshëm ndaj çdo veprimi që cenon moralin tonë kombëtar, institucionet tona dhe keqpërdor ato…”, tha ai. /Telegrafi/