Telegrafi

Veseli: Do të kandidoj për kryeministër që të fitojë Kosova

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli pas shpërndarjes së Kuvendit ka uruar qytetarët për shkuarjen në zgjedhje.

Ai ka pranuar se do të jetë kandidat për kryeministër të Kosovës.

“Në ditën e parë kur kam shkuar për vizitë në SHBA kam deklaruar se zgjedhjet janë të pashmangshme, kam ndërmarr të gjitha iniciativat ligjore në bazë kushtetuese që të kemi vendimmarrje për shpërndarjen e kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme të cilën e bënë presidenti”, ka thënë Veseli.

Ai ka shtuar se ndjehet i lumtur që grupet parlamentare e kanë respektuar këtë iniciativë .

Veseli ka thënë se do të jetë kandidat për kryeministër vetëm që të fitojë Kosova: “Unë jam Kadri Veseli dhe do të jem kandidatë për kryeministër të Kosovës. Do të jem kandidatë për kryeministër që të fitojë Kosova. Unë veç një gjë në jetë e di e ajo është me mbajt fjalën, dhe atë e mbajë gjithmonë “, u shpreh Veseli.

Veseli shtoi se këto  zgjedhje janë për ti hapur perspektivë shtetit dhe qytetarëve. /Telegrafi/