Site icon Telegrafi

Veseli takon sot anëtarët e Komisionit për demarkacionin

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli takon sot dy anëtarë të Komisionit ad hoc të ekspertëve ndërkombëtarë për vlerësimin e demarkacionit, Fletcher M. Burton dhe Herbert Wilmes.

Komisioni është thirrur nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, për rishikimin e përcaktimit të kufirit Kosovë-Mali i Zi, proces që po kontestohet nga opozita me protesta dhe gaz lotsjellës në Kuvend.

Exit mobile version