Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli po qëndron për vizitë në Uashington ku sot ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
“Në vazhdën e vizitës në Uashington DC, isha i nderuar të takohem me Komunitetin shqiptaro-amerikan, në kuadër të organizimit “Storiet e suksesit të Shqiptaro-Amerikanëve”, takim ky i organizuar në zyrat e Kongresit Amerikan”, ka shkruar Veseli, transmeton Telegrafi.
Veseli më tej ka shkruar se: “Përveç që njoha shumë shqiptaro-amerikanë nga profesione të ndryshme, gjithashtu kisha një takim miqësor me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama”. /Telegrafi/