Site icon Telegrafi

Veseli takon përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, zotohet për më shumë përkujdesje

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Kadri Veseli, ka takuar të gjithë përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Veseli ka premtuar se si kryeministër i ardhshëm do të kujdeset më shumë për t’u dëgjuar zëri i tyre dhe do të ketë koordinim më të madh me Qeverinë e Shqipërisë.

“Takime miqësore në Gjilan, sot kisha edhe me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Me Kryetarin e Preshevës, Shqipërim Arifin, Kryetarin e Bujanocit, Shaip Kamberin, Kryetarin e Partisë Demokratike, Nagip Arifin, Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafën, Kryetaren e PVD-së në Preshevë, Ardita Sinanin dhe deputetin Fatmir Hasanin biseduam për problemet e shqiptarëve atje dhe për përkrahjen që kanë nevojë t’ua japë Qeveria e Kosovës.

Si kryeministër i ardhshëm do të ofroj përkrahje konkrete për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe do të angazhohem që së bashku me Qeverinë e Shqipërisë të lobojmë që zëri i tyre të dëgjohet në Uashingon, në Bruksel dhe kudo në botë”, ka shkruar Veseli.

Exit mobile version