Site icon Telegrafi

Veseli takon opozitarët nga Shqipëria, flasin për zhvillimet e politike e ekonomike

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim një delegacion të disa partive opozitare në Shqipëri, të kryesuar nga Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane.

Sipas njoftimit për media, kryeparlamentari Veseli dhe përfaqësuesit politikë nga Tirana diskutuan për zhvillimet politike në Kosovë e Shqipëri, sfidat me të cilat po përballen të dyja vendet në proceset zhvillimore e euro-integruese, si dhe për avancimin e marrëdhënieve të mëtejme midis dy vendeve.

“Bashkëbiseduesit shtruan nevojën e një bashkëpunimi më të thellë në të gjitha fushat dhe në kapërcimin e sfidave të përbashkëta në rrugën e integrimeve euro-atlantike. Gjatë takimit u shkëmbyen informacione dhe ide për zhvillimet e përgjithshme politike e ekonomike në Shqipëri e Kosovë”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se kryeparlamentari Veseli, pasi shprehu mirënjohje për mbështetjen e dhënë nga Shqipëria ndër vite, tha se e ardhmja e përbashkët e të dyja vendeve është në Bashkimin Evropian.

Përfaqësuesit e partive opozitare nga Shqipëria e falënderuan Veselin për mirëpritjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me gjitha forcat politike shqiptare./Telegrafi/

Exit mobile version