Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se krijimi i grupit të miqësisë Britani e Madhe- Kosovë, i Parlamentit të Britanisë së Madhe, është arritje e bashkëpunimit tonë ndërparlamentar.
Këto komente Veseli i bëri përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se ka pasur kënaqësinë që ka takuar ministrin për çështje evropiane, David Liddington, Lordin Tomlinson, Baroneshën Eynly si dhe anëtarë të tjerë të dy Dhomave të Parlamentit Britanik.
Postimi i plotë:
Krijimi i Grupit të miqësisë Britani e Madhe- Kosovë, i Parlamentit të Britanisë së Madhe, është arritje e bashkëpunimit tonë ndërparlamentar. Në takim me Grupin e Miqësisë nga Parlamenti Britanik me Parlamentin e Kosovës, pata kënaqësinë të takohem me ministrin për çështje evropiane, David Liddington, Lordin Tomlinson, Baroneshën Eynly si dhe anëtarë të tjerë të dy Dhomave të Parlamentit Britanik, që përfaqësojnë të gjitha partitë. Me këtë rast, kam shprehur falënderim dhe mirënjohje për gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar.