Site icon Telegrafi

Veseli takon komandantin e KFOR-it, flasin per situaten e sigurisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është takuar sot me Komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario.

Veseli në këtë takim e ka falënderuar D’Addarion për bashkëpunimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it në Kosovë. Temë diskutimi e këtij takimi ishte po ashtu edhe aktualiteti politik, me theks të veçantë situata e sigurisë në vend.

Veseli përmes një postimi në Facebook ka shkruar se KFOR-i është partneri më i besueshëm i Kosovës, dhe si i tillë do të vazhdojë koordinimi për të gjitha veprimet në fushën e sigurisë.

“Sot patëm një takim shumë të këndshëm me Komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario. E falënderova për bashkëpunimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it në Kosovë. Biseduam të gjitha temat nga aktualiteti jonë politik, me theks të veçantë ato që lidhen me sigurinë dhe rendin. KFOR-i është partneri jonë më i besueshëm në këtë drejtim, prandaj u zotuam se bashkarisht do të koordinohemi në të gjitha veprimet tona që kanë për qëllim rritjen e sigurisë dhe stabilitetit të vendit tonë”, ka shkruar Veseli në rrjetin social Facebook.

Exit mobile version